‘Bommberi’ i kombëtares në mbështetje të Ligës: Qeveria t’i hedhë më shumë sytë nga futbolli

22 Shtator 2020, 16:06

Futbolli shqiptar prej më shumë se dy javësh është në bojkot pavarësisht se arsyet janë bërë të ditura që në fillim të gushtit. Për të mbështetur kërkesat që Liga Profesioniste ka ndaj qeverisë së fundmi ka dalë publikisht edhe Bekim Balaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Në një video të postuar nga federata ai shprehet:Futbollin e kemi krenari kombëtare dhe tani më shumë se kurrë duhet t’i gjendemi pranë. I bëj thirrje qeverisë që t’i hedhë sytë më shumë nga futbolli.”