Bora mbulon juglindjen, zbardhen Voskopoja dhe Dardha

14 Dhjetor 2019, 13:47

Reshjet e dëborës kanë mbuluar juglindjen e vendit në lartësinë 1000 metra. Dëbora ka arritur në lartësinë 20 cm në fshatin turistik të Dardhës, ndërkohë rruga për në këtë fshat është e kalueshme vetëm me zinxhirë.

Dëbora ka mbuluar edhe Voskopojën, Vithkuqin dhe Qafën e Qarrit.