Braçe depoziton në Kuvend projektligjin, bujqit e blegtorët të mbrohen ligjërisht si shoqëri tregtare: Nuk do të vuajnë me vonesa në pagesa

5 Korrik 2022, 17:27

Prodhuesit në fushën e Bujqësisë e Blegtorisë nuk do të vuajnë më vonesat në pagesa nga ana e grumbulluesve, pasi do të mbrohen ligjërisht si shoqëritë e tjera tregtare. Kjo falë ndryshimeve ligjore të propozuara nga deputeti Socialist Erion Braçe, i cili ka depozituar nismën e tij në Kuvendin e Shqipërisë.