Braçe sërish në protestë me fermerët e shalqirit: Grumbulluesit po bëjnë lojëra për të ulur çmimin, Ministria të ndërhyjë

4 Korrik 2022, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2022-07-04 15:30:33

Prodhuesit e shalqirit në Lushnjë kanë dalë sot në një protestë pasi prej ditësh thonë se nuk shesin dot Asnjë kilogram shalqi. Arsyeja është se sipas tyre grumbulluesit kanë ndërprerë mbledhjen e mallit me synim uljen e çmimit.