Braktisi Anglinë për t’u kthyer në Shqipëri, avokatja që dashuron jetën e fshatit

28 Shtator 2020, 11:12 | Përditesimi i fundit: 2020-09-28 11:30:51

Edhe përtej Tiranës gëlon jeta, të rinjtë mendojnë për një të ardhme më të mirë ndërsa gjithmonë e më shumë bizneset e vogla dhe zanatet kërkojnë të mos harrohen. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ folëm pikërisht për një iniciativë, për të rikthyer në vëmendjne e të gjithëve se ka jetë përtej kryeqytetit, në fshtatrat ku  shumë të rinj kanë ndërtuar jetën e tyre dhe përpiqen cdo ditë të zhvillojnë zanate dhe biznese. Marcela Tringaj me profesion avokate, por me një dëshirë shumë të madhe për të treguar pikërisht këtë anë të shoqërisë, ka publikuar së fundmi Revistën ‘’ Fshat dhe zanat’’ edhe pse larg profesionit të saj:

‘’ Të dyja këto fusha nuk kanë shumë lidhje me njëra-tjetrën megjithatë shumë kohë përpara se unë të hapja bloëgun e diskutoja me tim atë pasionin lidhur me ekonominë lokale, me bujqësinë, dhe me thoshte gjithmonë nëse ti dëshiron shumë ta bësh këtë gjë duhet shumë të hulumtosh dhe të kërkohs informacionin e vërtet që të vij ashtu sic duhet informacioni’’ shprehet ajo.

Nuk ka qenë aspak e lehtë për të, botimi I kësaj revistë por dy figura shumë të njohura njëra nga politika dhe tjetri nga gazetaria i kanë dhënë asaj frymëzimin e duhur për ta cuar pëpara këtë revistë:

‘’ Duhet absolutisht ta botosh dhe ky nuk do të jetë numri i parë’’ ka qenë përgjigja e Grida Dumës dhe Adi krastës për revistën e saj.

Kjo punë e ka bërë që të njoh persona me zanate mjaft të vecanta.

‘’ Janë dy djem të cilët bëjnë punë dore, janë zanatcinj, njëri bën qilima, kjo ka qenë e vcantë, një djalë që bën punime dore, këto zanate I përkasin grave, këta djem që bëjnë punë dore është fanatstike… ndërthurin zanatin dhe del një product modern i ndërthurur me artizantin’’ thotë Marcela.

Ajo është mundur ti jap zë ekonomisë globale dhe tashmë di shumë mirë edhe problematikat dhe sfidat që hasin ata.

‘’ Ata shpesh here ndjehen si në kurth sepse kanë munguar për hir të së vërtetës mekanzimat e të bërit bashkë, njerëzit e bashkëpunimit mes bizneseve të vogla, sepse një biznes I vogël hapat do ti ketë më të vështirë drejt suksesit, pamundsia për të marketuar mirë produktet e tyre në treg, mungesa e informacionit për të parë se cfarë do tregu, sigurisht që janë informacionë që duhet të vijnë nga mekanizma të tjerë’’ u shpreh ajo për disa nga problemet më të shpeshta të tyre.

Ndërsa thekson se incitiava e saj vjen si pasojë e një jetese të gjatë në Angli, ku ka arritur të marrë informacione të vyera, për bizneset lokale dhe mënyrën se si mund të krijojmë një tjetër lloj ekonomie për Shqipërinë.