Brataj jep lajme të mira në Report Tv: Vdekshmëria është ulur me 50 %, ka rënie të lehtë të shtrimeve në spital

4 Dhjetor 2020, 18:05

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj tha se pavarësisht shifrave të larta në vend, në fakt është ulur vdekshmëria krahasuar me fillimin e pandemisë si dhe ka një ulje të lehtë të pacientëve të shtruar në spitale. Në një intervistë për Report Tv, Brataj tha se në fillim të pandemisë virulenca dhe infektimi ishte shumë i lartë ndërsa vdekshmëria ishte 4.4 %, ndërsa sot vdekshmëria është ulur me 50 % dhe është 2.1 %. Brataj tha se ka dhe një ulje të lehtë të shtrimit në spitale që për epidemiologët është një shenjë pozitive. Gjithashtu Brataj tha se persona që shfaqin simptomat ka mbi 90 % shanse të dalë pozitiv, ndërsa tek ta asimptomatikët ka 50 % që të gabosh dhe ta nxjerrësh negativ, por që në fakt është pozitiv.