Brataj: Po preken nga COVID edhe persona në zona të largëta

7 Prill 2021, 17:19 | Përditesimi i fundit: 2021-04-07 17:22:46

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj, tha gjatë konferencës për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve se ka rënë numri i vizitave për COVID, por shtoi se ka patur prekje të zonave të largëta.

Sipas Brataj, edhe pse indikatorët janë në rënie, sërish përhapja e infeksioneve në zona të virgjëra, është tregues se duhet treguar më shumë kujdes në respektimin e masave anti-COVID.

“Numri i vizitave për COVID ka rënë disi, por numri i vizitave në banesë për sa i përket qarkut të Tiranës dhe qarqeve të tjera, është barazuar, kemi një rritje të vogël në qarqet e tjera. Edhe shtrimet janë ulur. Edhe zona të largëta po preken nga COVID. Edhe pse indikatorët janë në rënie, përhapja e infeksionit në këto zona të virgjëra, duhet të na bëjë më të kujdesshëm. Partitë politike të kenë parasysh zbatimin e rregullave për ruajtjen nga infeksioni”, tha Brataj.

  •