Brazil, u vesh si e bija për tu arratisur nga burgu, gjendet i pajetë baroni i drogës

7 Gusht 2019, 11:54

Është gjetur pa jetë në qelinë e tij braziliani, i cili u vesh si e bija për t’i shpëtuar burgut. Clauvino da Silva, 42 vjeç, ishte duke vuajtur një dënim 73-vjeçar në burgun Bangu, Rio de Janeiro. Ai u kap duke tentuar që të dilte nga burgu i veshur me një maskë ditën e shtunë. Rojet e pikasën dhe e kthyen në qelinë e tij. 42 vjeçari u gjet i vdekur të martën. Sipas zyrtarëve të burgut ai ishte varur me çarçafin e shtratit. 42-vjeçari njihet me emrin Baixinho. Ai ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Në vitin 2013, de Silva u arratis nga burgu i Rio Gericin.