Bregu rikthen Teutën si kryesuese, mposht Skënderbeun! Vllaznia shpërtallon Apoloninë

18 Prill 2021, 19:51

Kryesimi i Superligës nga Partizani ka zgjatur vetëm një ditë pasi Teuta është kthyer e para si pasojë e fitores minimale 0-1 kundër Skënderbeut. Në Korçë pritej një sfidë e dyluftuar dhe ashtu ndodhi pasi Skënderbeu kërkonte pikë për të mbijetuar, por goli i Dejvi Bregut me penallti në pjesën e parë vulosi gjithçka.

Pas 29 javësh kampionat Teuta renditet e para me 52 pikë, 2 më shumë se Vllaznia e vendit dhe po aq nga Partizani i vendit të tretë, që të shtunën mposhti 3-1 Kastriotin.

Përsa i pëket Vllaznisë, shkodranët shkatërruan me shifrat 0-6 Apoloninë në Fier. Golat për kuqeblutë u realizuan nga Da Silva dhe Hoxhaj dopietë, Dilaver si dhe djali i trajnerit gjerman Brdaric.

Sakaq sfida tjetër e ditës së sotme mes Laçit dhe Bylisit është mbyllur me shifrat 2-1. Me këtë fitore kurbinasit mbeten në vendin e katërt në kuotën e 48 pikëve, katër më pak se Teuta e vendit të parë.

Java e 30 e Superligës luhet të premten dhe të shtunën e ardhshme ku spikasin përballjet Teuta-Tirana dhe Partizani-Kukësi.