Brenda ambjentit ku u vra punëtori i kondicionerit, Indrit Çelaj

23 Gusht 2019, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2019-08-23 11:30:11

TIRANË-  Një 26-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u plagos me plumb në kokë nga një tjetër person teksa ishte duke rregulluar kondicionerin në një vilë tre katëshe që po rikonstruktohej, në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, në zonën e "Myslym Shyrit". Policia e Tiranës dha një informacion zyrtar, duke sqaruar se ngjarja ndodhi rreth orës 11:30, ndërsa është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit, por për arsye hetimore policia jep vetëm inicialet, L.V banues në Tiranë.