Breshëri dëmton mollët e Devollit, fermerët me lot në sy: Shkoi dëm mundi, u prishën të gjitha

26 Gusht 2020, 17:51

Një nga zonat më prodhuese në vend, ajo e Devollit është goditur rëndë nga reshjet e breshërit.

Stuhia e së martës ka lënë pasoja në fshatrat e Devollit ku regjistrohen dëme të mëdha në prodhimet bujqësore. Fshatrat më të  prekur janë në Njësinë Administrative Progër dhe sidomos fshatrat Vranisht, Mancurisht, Cangonj e Proger.

1500 kuintal mollë. Nuk jetoj dot kam 7 milionë lekë borxh. I lutem shtetit të vërë dorë", tregon mes lotëve njëri nga banorët.

Ndërkohë që një banor tjetër shprehet se breshëri ka sjellë dëme të mëdha në prodhimet bujqësore.

"Dëmi është kolosal, nuk ka ngelur pemëtore pa u dëmtuar. Me 15 minuta që vazhdoi breshëri, ishim në pikun e prodhimit dhe për 2-3 javë do të fillonte vjelja e mollës. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Unë kam gati 3 hektarë me mollë, pretendoja të vinte deri në 700-800 kuintal. Nga këto, vetëm 20% do më ngelen. Pjesa tjetër është e dëmtuar plotësisht. Dëmi është shumë i madh", tregon banori.

Fermerët shprehen se humbjet e tyre janë të masive ne prodhimet bujqësore që çojnë dëm një sezon të tërë ndërsa kultura bujqësore më e prekur nga breshëri është ajo e mollës.

Te pashprese dhe përballë kësaj situate fermerët apelojnë për ndihmë.

"Më shumë janë dëmtuar mollët. Kërkojmë ndihmë nga shteti. Unë kam 20 dynym mollë nga të gjitha varitetet. Të paktën janë dëmtuar 80% që janë jashtë përdorimit fare. Një pakicë të vogël mund të nxjerrim mall të mirë. Deri tani kam harxhuar 12 milionë lekë. Prisja që të merrja 25 milionë lekë, në mos nxjerr koston për vitin e ardhshëm.

Ndërkohë grupet e punës kane zbritur ne terren për të verifikuar demet dhe sipas tyre demi i përllogaritur ne te gjitha zonat e prekura shkon ne 80 për qind të gjithë prodhime në zonën e devollit.