Atentat në Durrës Plarent Dervishajt dhe mikut të tij, breshëri kallashnikovi ndaj Range Rover

20 Qershor 2019, 14:04 | Përditesimi i fundit: 2019-06-20 17:48:14

Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës. I plagosuri është Julian Meçaj dhe në momentin ku është qëlluar ndaj tij, ai ka qenë në makinë e tij.

Pas plagosjes, së Meçajt autori/ët, janë larguar me shpejtësi dhe policia deri më tani nuk ka mundur t'i identifikojë.

Meçaj është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa policia ka ngritur disa postblloqe për të rënë në gjurmët e autorëve.