Brizida Gjikondi: Katër vjet nëpër Kalabri në gjurmët e yllit të Rilindjes Kombëtare Vincenzo Dorsa!

27 Janar 2020, 20:12

Në Frashineto të Kalabrisë, një nga fshatrat ky hodhën rrënjë shqiptarët pas vdekjes së Skënderbeut, lindi në vitin 1823 Vincenzo Dorsa.

Ai ishte i biri i Franceskos, patriot e avokat i njohur në rrethinat e Frashinetos dhe nënë kishte mbesën e shqiptarit të madh Domeniko Belushi. I përkundur në djep të iluminizmit, reformimit dhe përhapjes së kulturës moderne napolitane, si pararendëse e rilindjes italiane e të bashkimit kombëtar italian, Vincenzo Dorsa atje larg në Kalabri, që në moshën e rinisë do të ndriste fort si një yll i parëlindur i rilindjes kombëtare.

Brizida Gjikondi, e cila ka rendur katër vjet me radhë nëpër Kalabri, gjurmëve të shndritshme të Vincenzo Dorsës, në një intervistë ekskluzivisht për Report TV, rrëfen zbulimet më të fundit