Bruksel, të gjitha kundër të gjithëve në debatin presidencial evropian

16 Maj 2019, 14:38

Në Parlamentin Europian u zhvillua debati midis gjashtë kandidatëve kryesorë për presidencën e Komisionit Evropian; Manfred Weber, Jan Zahradil, Nico Cue, Margrethe Vestager, Ska Keller dhe Frans Timmermans.  Debati mes kandidatëve ishte simbolik më shumë se çdo herë tjetër, sepse me votimet e 26 majit, përbërja e Parlamentit mund të ndryshojë me hyrjen e sovranistëve. Çështja më e diskutueshme e debatit të gjashtë kandidatëve ishte emigracioni dhe sigurimi i kufijve.

Për kandidatin Manfred Weber, i cili konsiderohet si favorit pasi partia e tij konservatore, Partia Popullore Europiane kryeson sondazhet, nëse ai do të zgjidhej në krye të Komisionit Europian, do të propozonte krijimin e një lloj FBI të Bashkimit Evropian. Në lidhje me emigracionin Manfred Weber u shpreh se: “Ne duhet të rimarrim kontrollin e kufijve të Europës” dhe propozoi të vendoseshin menjëherë 10.000 agjentë të Frontex për të kontrolluar kufijtë.

Margrethe Vestager, një nga shtatë kandidatët e grupimit Liberal, po në lidhje me çështjen e azilantëve tha: Është e rëndësishme për të gjetur zgjidhje afatgjata dhe mënyra për ta menaxhuar atë dhe për ta bërë të ligjshme. Ne duhet t'i ftojmë anëtarët e Këshillit të Europës që të na shpjegojnë përse nuk janë në gjendje të reformojnë të drejtën e azilit në Evropë, sepse për këtë çështje ekziston një krizë e vërtetë".

Nico Cue, kandidati i grupimit të majtë europian tha se: “Për të majtën evropiane, emigrimi është një mundësi. Unë jam një shembull i gjallë për këtë. Nuk mund të flasim për pushtues. Pikërisht migrimi mund të ndihmojë në ringjalljen e Evropës”.