Bukë pite
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 300 ml qumësht i vakët
- 5 gr maja buke e thatë
- 1 lugë çaji sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Përziejmë qumështin e vakët me majanë dhe sheqerin. E lemë 5-10 minuta. Më pas shtojmë miellin, kripën dhe vajin. E punojmë derisa të formohet një brumë i butë dhe elastik. E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për rreth 1 orë. Më pas e ndajmë në 6-8 toptha. Hapim secilin në formë disku të rrumbullakët sa pëllëmba e dorës. I vendosim në tavë me letër pjekjeje, i lëmë 20 minuta dhe më pas i vendosim në furrë shumë të nxehtë (220-250°C) për 6-10 minuta, derisa të fryhen si tullumbace dhe të marrin pak ngjyrë sipër.




















