Bukëza me ullinj plot shije nga zonja Albana

8 Qershor, 11:49 | Përditesimi: 8 Qershor, 11:49

Bukëza me ullinj

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 350 ml ujë i vakët
  • 7 gr maja e thatë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 100–150 gr ullinj të zinj pa bërthamë

Përgatitja:

Përziejmë ujin, majanë dhe sheqerin. E lemë 5 minuta. Shtojmë miellin, kripën dhe vajin. E përziejmë mirë dhe në fund shtojmë ullinjtë. Mbulojmë enën dhe e lemë brumin të vijë 1–1.5 orë. Më pas e kalojmë në tavolinë me pak miell dhe e ndajmë në shirita të gjatë si bukëza shkopinj. I vendosim në tepsi me letër pjekjeje, i lëmë dhe 20 minuta të pushojnë dhe më pas i pjekim në 220°C për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

MC/Shqiptarja.com