Bukëza të buta si mafishe nga zonja Albana

21 Korrik, 11:54 | Përditesimi: 21 Korrik, 11:54

Bukëza të buta / Simite

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 6 gr maja e thatë
  • 15 gr sheqer
  • 270 ml qumësht
  • 1 vezë e madhe
  • 60 gr gjalpë
  • 5 gr kripë

Përgatitja:

Në tasin e mikserit vendosni miellin, majanë, sheqerin, qumështin dhe vezën. Shtoni gjalpin dhe kripën, më pas vazhdoni ta punoni edhe 7 minuta, derisa të bëhet i butë dhe elastik. Lëreni brumin të vijë për 60 minuta. Ndajeni në copa nga 60 gr secila dhe formoni toptha. Mbulojini dhe lërini të pushojnë për 15 minuta. Formojini në bukëza për sanduiçë dhe vendosini në tavë. Mbulojini përsëri dhe lërini të fryhen edhe 50 minuta. Piqini në furrë të parangrohur në 190°C për 18–22 minuta, sipas fuqisë së furrës. Për një sipërfaqe të artë dhe me shkëlqim, lyejini bukëzat me pak vezë të rrahur me 1 lugë gjelle qumësht përpara pjekjes.

MC/Shqiptarja.com