Bullgur me mish viçi dhe speca nga zonja Vjollca

17 Maj 2021, 11:22

Bullgur me mish viçi dhe speca

Përbërësit:

1 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle vaj ulliri 

300 gr fileto viçi ( në kubikë të vegjël)

1 qepë

2 thelpi hudhër 

2 speca jeshil 

1 lugë gjelle salcë

2 filxhan çaji bullgur

1 lugë çaji trumzë

1 lugë çaji nenexhik

kripë dhe piper të zi

4 filxhan çaji ujë ose lëng mishi 

1 domate në kubikë të vegjël

Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin dhe vajin dhe kaurdisim mishin e prerë në minikubikë derisa të marr pak ngjyrë. Shtojmë qepën të prerë imët dhe I kaurdisim sëbashku derisa qepa të zbutet, hudhrat e prera imët, specat në kubikë dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar 1 lugë gjelle salcë. Shtojmë bullgurin dhe e skuqim pak me përbërësit e tjerë dhe para se të shtojmë ujin, shtojmë erëzat e tjera, I trazojmë duke shtuar ujin e nxehtë ose lëng mishi, e trazojmë bullgurin, I vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejë për 15 minuta në temepraturë mesatare. Pas 5 minutash shtojmë e më pas e  largojmë, I vendosim tenxheres një picetë e më pas kapakun, e lëmë kështu dhe 15 minuta sat ë qetësohet e më pas e shërbejmë të ngrohtë.