Bulqizë, u qëllua me breshëri, mjeku: Fëmija plagë në fytyrë dhe trup, me helikopter drejt Tiranës

19 Qershor 2019, 09:28

Mjeku i spitalit të Dibrës, Agron Mezegjiu tregoi për Report Tv gjendjen që kishte ardhur fëmija dhe plumbat që kishte marrë në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit, ndërsa theksoi se gjendja u stabilizua.

"Fëmija erdhi rreth orës 01:00 i plagosur me armë zjarri, kishte një plagë të madhe në fytyrë dhe një plumb i ngelur mbrapa qafës, kishte një dëmtim në kyç dhe një plagë të madhe në kofshën e djathtë, kishte edhe një plagë në bazën e hemitoraksit të majtë që mund të ishte rikoshet.

U shtrua në spital, gjendja u stabilizua, rreth orës 07:00 u lajmërua gjendja në Tiranë, erdhi helikopteri dhe e mori. Megjithatë gjendja mbetet problematike, pasi mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale" tha mjeku.