Burg për Tire Alldervishin, Gjyqtarja: Nuk e vë në dyshim masën, abuzim jashtëzakonisht i rëndë

14 Janar 2021, 10:40 | Përditesimi i fundit: 2021-01-14 10:59:59

Gjatë shpalljes së vendimit gjyqtarja e çështjes, Rexhina Memlika, sugjeroi ndryshimin e kualifikimit të akuzës në 'mashtrim me pasoja të rënda'. Memlika tha se publiku është i tronditur dhe është nevoja për hetim të thelluar.

"Gjykata vendosi vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit ndaj Alldervishit dhe caktimin e masës së sigurisë 'arrest me burg'. Gjykata ngarkon prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në bashkëpunimin me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi. Duke marrë parasysh çështjen, e cila për gjykatën paraqet një shkallë rreziku shumë të lartë, në rastin konkret pavarësisht rezervave që konstaton gjykata në momentin e kualifikimit të veprës çmon se në rastin konkret krimi është vazhdues. Shkalla e rrezikut është shumë më e lartë se ajo që paraqitet në rastin konkret, pasi pasojat janë shumë të larta. Referohen detyrime që përmbushen nga palët në kushtet e funksionimit të një shërbimi shëndetësor falas dhe që imponohen palëvë që të hyrjnë edhe me detyrime ndaj të tretëve për të përballuar kostot e këtyre shërbimeve që në i takojnë shtetit. Dyshimi që mund të ketë momente të tjera për bashkëpunim por këto i takojnë hetimit. Aq më shumë që prezumohet se është dhënë gjithë ky shërbim. Në referim të vlerave gjykata ccmon dhe i sugjeron akuzës se kjo vepër duhet të ndryshojë në akuzën e "mashtrimit që ka sjellë pasoja të rënda". KJo ka sjellë pasoja të mëdha edhe te të gjithë shtetasit që përjtojnë një lloj terrori. Është diccka absolutisht e rëndë dhe gjykata sigurisht që nuk e vë në dyshim fare masën e sigurimit", tha gjyqtarja Rexhina Memlika.