'Çamëria nuk është turpi por nderi ynë', Kreu i PDIU-së, Idrizi: Greqia i ka tentakulat brenda politikës shqiptare

19 Janar 2019, 14:45

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka përkujtuar 28-vjetorin e krijimit të "Shoqata Çamëria". Në fjalën e tij, Idrizi tha se tentakulat e Greqisë kanë arritur që të deportojnë brenda politikës shqiptare.

"Tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare. Greqia nuk e heq ligjin e luftës, e kam thënë sa e sa herë, ka qenë vallja e Zorbës për të marrë koncensionet e radhës. Do e heqin vetëm kur të kenë përballë një shtet shqiptar me dinjitet.’ 

Më tej, ai tha se është e pafalshme mënyra se si liderët politikë shqiptarë po e përdornin çështjen e Çamërisë.

"Prej 50 vjetësh u munduan ta vrasin për herë të dytë Çamërinë. Shoqata Çamëria sillte jo vetëm nevojën për liri, por vetëm në liri ne mund të kërkonim të drejtat tona. Çamëria nuk është turpi jonë, është nderi jonë. E kuptoj sot që nuk ka qenë e lehtë të kishte zë, të kishte hapësira sepse tentakulat e Greqisë atëherë e sot janë brenda politikës shqiptare. Është e pafalshme për liderët politikë shqiptarë, se si po e përdornin çështjen e Çamërisë", shtoi Idrizi.

Më tej Idrizi është ndalur edhe në manipulimin e votave që partitë e tjera i bënë PDIU-së në zgjedhje.

“Rritja jonë do të shqetësonte politikën shqiptare. 76 mijë vota nuk janë një numër por njerëz që kanë besim te PDIU, janë aq sa jo të mbushet ai bulevardi, por nga stacioni  trenit deri te parlamenti baras për 8 mandate, kush i mori ato, do të kemi të reja prapë për mandatin e Tiranës dhe fierit se si janë manipuluar. Po tre që ngelën ku janë? I mori i njëjti njeri. Une do kërkoj falje para jush për ata që erdhën në PDIU i orën të gjitha dhe i braktisën atë ditën e parë. Nëse prisni që Çamëria, PDIU, Shpëtim Idrizi t’ua sjelli Çamërinë te shtëpia e keni gabim, nuk jemi nis për ta sjellë këtu Çamërinë, por të shkojmë atje, në Çamëri, të bëhemi të gjithë bashkë”- tha ai.