Çasti kur dhjetëra policë mësyjnë banesën e Florenc Hoxhës

16 Shkurt 2019, 21:12

Pas protestës së dhunshme të opozitës, policia ka nisur shoqërimet e para të personave të përfshirë në përleshjet mes forcave të policisë dhe tubusve, që përfunduan me shkatërrimin e kryeministrisë.

Florenc Hoxha, ish- kryetari i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në Tiranë, është shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës këtë mbrëmje.

Ai u pa sot në protestën e opozitës që nisi në 11:00 të paradites dhe zgjati 5 orë. Ish-drejtori i Policisë Bashkiake është shoqëruar për tu marrë në pyetje, ndërsa më herët me nisjen e hetimit për dhunën e shkaktuar në protestë, policia paralajmëroi arrestime. Report TV mëson se deri më tani policia ka shoqëruar më shumë se 20 persona për të cilët priten urdhër-arreste.

Gjatë mbrëmjes efektivët e policisë janë futur në banesën e Hoxhës. Një grup policësh të maskuar të cilët kanë kapërcyer murin rrethues të banesës private, për të hyrë më tej në shtëpinë e ish-kreut të Policisë Bashkiake.