Çdo biznes me llogari bankare, Meka: Sfidë, por pozitive

19 Tetor 2019, 18:56

Të gjithë bizneset që janë tatimpagues, deri më 26 tetor të këtij viti duhet të hapin një llogari bankare dhe ta deklarojnë atë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Llogari duhet të hapin të gjitha subjektet që qarkullimi vjetor i veprimtarisë ekonomike është mbi vlerën 2,000,000 lekë. Për ekspertin e ekonomisë Elvin Meka kjo është një sfidë e madhe, ka kosto por e nevojshme për formalizimin e ekonomisë.

“Kjo do të jetë një sfidë për të gjithë në radhë të parë për bizneset në Shqipëri. Në radhë të parë të vetëpunësuarit deri në një nivel të caktuar të xhiros vjetore nuk e kanë detyrimin për të hapur një llogari bankare. Çka në një farë mënyre “zbut” këtë lloj efekti rëndues që do të ndodhi dhe mund të ndodhi në sistem. Asnjë shërbim në banka nuk vjen pa një çmim të përcaktuar”. tha Elvin Meka Ekspert ekonomie.