'Çdo gjë tani është bërë dixhitale'! Kryemadhi: Unë dhe Ilir Meta shkruanim letra dashurie

19 Janar 2021, 20:02

Kryetarja e Partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë takimit që ka pasur në Fier me qytetarët ka thënë se të rinjtë sot janë bërë asocialë për shkak të dixhitalizimit.

Në fjalën e saj, teksa ka folur për dixhitalizimin në kohën e sotme, ajo ka treguar dhe se si komunikonte me Ilir Metën, gjatë kohës kur kishin filluar që të njiheshin. Kryemadhi ka thënë se me Presidentin kishte shkëmbyer letra dashurie.