Çelja e negociatave, Bumçi në Report Tv: Rama dështoi, s’është meritë e tij! BE mori këtë vendim për shkak të luftës në Ukrainë

22 Korrik 2022, 23:13

Ado Bumçi, pjesë e Grupit të Rithemelimit ka komentuar çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv, ai thotë se ky është një zhvillim pozitiv për vendin, por shumë i vonuar.