Ceremonitë mortore vatra infeksioni! Mjeku i Librazhdit: Është rritur numri i infektimeve në zonat urbane! Mosha më e prekur 50-60 vjeç

4 Dhjetor 2020, 19:08

Organizimi i ceremonive mortore me pjesëmarrje të madhe qytetarësh mbetet një shqetësim në kushtet kur kurba e infeksionit nga Covid-19 njeh vetëm rritje. Mjeku infeksionist i spitalit të Librazhdit, Abedin Isaku apelon qytetarët të shmangin grumbullimet, ndërsa tregon gjendjen e të sëmurëve në këtë bashki.