Çfarë do të ndodhë në PD? Sot skadon ultimatumi që Berisha i ka lënë Bashës për të liruar selinë!

5 Janar 2022, 12:13

Berisha ka kërcënuar se do të shkojë në 'shtëpinë e demokratëve', teksa Basha i është përgjigjur duke ‘fortifikuar’ më tej selinë, duke i paraprirë një sulmi të mundshëm. Nuk dihet se çfarë do të ndodhë sot në selinë e partisë më të madhe opozitare në vend, ndërsa Lulzim Basha ka theksuar se situata do të vijojë në normalitet, pa ngjarje të pazakonta.