Çfarë është kanceri i qafës së mitrës? Flasin gjinekologia dhe pacientja

12 Nëntor 2018, 08:28

Duket se gratë shqiptare nuk janë ende të ndërgjegjësuara sa ç’duhet lidhur me kontrollet e vazhdueshme që duhet të kryejnë për të diagnostikuar në kohë kancerin e qafës së mitrës, një nga patologjitë më të rënda që e shkurton jetën e grave në kulmin e moshës së tyre (45-50 vjeç) dhe e dyta sëmundje që shkakton më shumë viktima pas kancerit të gjirit. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, obstetër gjinekologia Mirela Rista shprehu shqetësimin se pacientet vijnë shumë vonë për tu diagnostikuar.E ftuar në studion e “Rreze Dielli” ishte dhe Mirela Sinaj, një paciente që prej disa vitesh po kurohet pikërisht nga kanceri i qafës së mitrës. Ajo tregoi se si kishte zbuluar sëmundjen ndërsa u bëri thirrje grave të mos kenë turp pasi një kontroll mund tu shpëtojë jetën.