Çfare eshte metoda 'Flapless' ? I ftuar stomatologu Gjergji Dilo

10 Tetor 2019, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2019-10-10 13:35:20

Kujdesi për dhëmbët është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në vitet e para të jetës.

Por, kur nisim të humbim dhëmbët natyralë, përpos dhembjes së kockës, fillojmë të ndjejmë mungesën e shumë gjërave, siç është buzëqeshja natyrale.

Zgjidhja për të gjithë ata që kanë mungesë të dhëmbëve dhe duan t’i plotesojnë pa prekur dhëmbët egzistues, është vendosja e implanteve.

Metoda më e re është ajo flapless. I ftuar në “Rreze Dielli”, stomatologu Gjergji Dilo shpjegon se ç’është kjo metodë.

Ka të bëjë me mbjelljen e dhëmbëve. Në rastet e tjera bëhet anastezia, bëhet si një operacion i mirëfilltë. Pas kësaj, bëhet faza post operacionale, jo gjëra të ngrohta, pije me gaz, nuk bën dot palestër, madje as nuk nuk lidh dot këpucët, 3 ditët e para duhet të rrish me akull.

Flapless- është një term amerikan që do të thotë pa hapje, një metodë që ka lindur në Itali.Nuk ka nevojë për asnjë lloj operacioni hapje. Impanti vihet direkt në kockë është një teknikë e thjeshtë e shpejtë dhe  dhe ti vazhdon jetën normale. Nëse mbjelljen e dhëmbëve e bën me operacion nuk shkon dot në palestër, me flapless ti mund të bësh çfarë të duash”, thotë stomatologu.

Megjithatë Dilo shton se kjo metodë, edhe pse ka rrënjë të vjetra, duhet të kryhet nga mjekë stomatologë profesionistë, pasi nëse kryhet nga operatorë të papërgatitur mirë mund të shkaktojë shkatërrim të kockës në momentin kur po vendos implantin.

Metoda e Flapless kushton njësoj me metodat e tjera të implanteve dentarë.