Çfarë nuk u pa në protestën e opozitës?

16 Shkurt 2019, 21:58

Në protestën e dhunshme të opozitës nuk munguan grimcat humoristike dhe personazhet e spikatur, siç është ky protestues që gjuan me shtizë në drejtim të kryeministrisë, duke kujtuar se është në ndonjë tubim të organizuar nga fiset afrikane. Disa protestues të tjerë zgjodhën që protestën ta zhvillonin në pemë, duke monitoruar nga aty gjithçka ndodhte në shesh.

Gjithçka që u konsumua nga qytetarët, mbeti në tokë: Shishe dhe mbetje ushqimesh, ndërsa për disa  tregtarë ambulantë e rëndësishme ishte që të shisnin sa më shumë produkte.

Teksa të tjerë shkatërronin hyrjen e kryeministrisë, këta dy të moshuar preferuan të qëndronin ulur në lulishte.

Arsyet e daljes në shesh janë nga më të ndryshmet.

Policët i kishin lënë këto lule para këmbëve, dhe unë i mblodha dhe një pjesë ua hodha dëshmorëve të lirisë, atyre që ranë në 21 Janar.