Champions League/ Bayern tenton përmbysjen, kundër Paris SG me shumë mungesa! Flick: Do bëjmë gjithçka për kualifikimin

13 Prill 2021, 16:21

Sonte do të priten dy biletat e para gjysmëfinaliste të Champions League pasi në Parc des Prince luhet çerekfinalja e kthimit mes Paris SG dhe Bayern Mynchen, ndërsa në Sevilja të Spanjës Chelsea pret Porton.

Padiskutim që interesin më të madh e përbën përballja në Francës, me kampionët në fuqi Bayern Mynchen, që do tentojnë përmbysjen kundër Paris SG. Ndeshja e parë në Gjermani u mbyll me shifrat 2-3 në favor të parisienëve dhe në këtë 90 minutësh Bayern-it i duhet të paktën dy gola për kualifikimin