Champions/ Real i dënuar të fitoje me Galatasaray, në fushë edhe ekipet 'Big'

22 Tetor 2019, 12:45

Real Madrid luan sonte për Championsin dhe për trajnerin Zidane. Los Blancos zbresin në fushë në ferrin turk ndaj Galatasaray në ndeshjen e tretë në grupin A që starton në orën 21:00. Reali është me vetëm një pikë në grup dhe është i dënuar të fitojë. Modric dhe Bale mungojnë dhe pritet të zëvendësohen nga Valverde dhe James. Zidane në rast humbje rrezikon shumë. Francezi thotë që për të ardhmen e tij të pyetet Perez pasi ai do të qëndrojë tek Real gjithë jetën.6-1 e kanë fituar spanjollët ndeshjen e fundit në Stamboll ndaj Galatasaray.

PSG është në krye të grupit me 6 pikë të plota dhe sonte luan në transfertë ndaj Club Brugge me të cilin përballet për herë të parë.

Në grupin D Juventus dhe Atletico Madrid janë me nga 4 pikë pas dy ndeshjeve të para. Bardhezinjtë presin Lokomotivën e Moskës me Cristiano Ronaldon që vë fitoren e Championsit përpara “Topit të Artë”. Tekniku Sarri thotë se rusët janë më të fortë nga çmendohet ndërsa Dybala do jetë titullar  krah portugezit. Në 18:55 Atletico pret gjermanët e Bayer Leverkusen me një rekord prej 11 ndeshjesh pa humbje në shtëpi.

Bayern Mynih do kërkojë fitoren e tretë radhazi në Pire ndaj Olympiacos në grupin B. Grekët kanë 10 ndeshje që nuk humbasin në shtëpi në kompeticionet europiane ndërsa gjermanët në po kaq ndeshje jashtë fushe nuk njohin humbje. Në duelin tjetër Tottenham duhet patjetër të fitojë ndaj Crvena Zvezda.

Manchester City përballet për herë të parë me Atalantën në Europë. Në ndeshjen për grupin C anglezët do kërkojnë fitoren e tretë radhazi ndërsa italianët të evitojnë humbjen e tretë. Ndeshja tjetër është Shakhtar Donetsk-Dinamo Zagreb.