Cila ishte arsyeja e krijimit të një familje me 14 anëtarë? Dituri Shema tregon historinë e veçantë të familjes së saj

20 Tetor 2020, 11:04

Historinë e familjes së saj e tregon Dituria, një nga 14 fëmijët e familjes Isufi që tashmë është një grua në moshë, që  ia ka dalë të jetë një veterinere e  suksesshme e cila e ka trashëguar disiplinën nga familja e saj. Ajo flet me pasion dhe krenari për familjen e saj ndërsa tregon dhe arsyen përse prindërit sollën në jetë kaq shumë fëmijë:  

‘’ Si fillim fare kërkonin djemë, djali ishte dicka e madhe në familje, dhe u bënë katër motra, kur bëri djalin tha u tani mësova rrugën si duket, pas djalit u bë motra e pestë, o tha më doli prap kjo vajzë, pas asaj bën prap vëllanë e dytë, të shikoj tha me dy, vajtën 6 vajza dhe pas vëllait të dytë doli vajzë, të shikojë njëherë tha mos bëj prap, kur ja nisin me rradhë pas meje, pastaj me rradhë, me rradhë u bënë dhe pesë të tjerë sa vajtën 10. Në fund fare dolën 2 vëllezër’’ u shpreh ajo për familjen e saj, duke treguar kështu ardhjen në jetë të vëllezërve dhe motrave të saj, djali i parë ka ardhur pas 4 vajzave dhe më pas ka lindur një motër, një tjetër vëlla dhe më pas 5 motra. Të fundit kanë ardhur në jetë 2 djemtë”.