Cilët janë ‘ Demonët e shpejtësisë’ që kontrollojnë kohën tonë?

11 Janar 2021, 11:17

Gjithmonë mes librave por edhe njerëzve ish-ministria Mirela Kumbaro në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ rrëfeu për librin që sapo ka përkthyer, politikën dhe veten e saj. Një rrëfim ndryshe për Mirelën si përkthyese e një autori që ajo e adhuron por edhe për profesionin e saj i cili shpeshherë e ka përballur me sfida të mëdha. Një nga temat kryesore në romanë është edhe shpejtësia me të cilën jetohet jeta sot, por cilët janë ‘ demonët e shpejtësisë’ që kontrollojnë jetonë tonë tashmë: ‘ Ky modernitet, ritmi I shpejtë I jetës, gjithë investimet që shoqëria njerëzore bën për ta bërë edhe më të shpejtë seç është jetën me teknologjinë, me ato piketat që I vendos gjithmonë e më të rrëmbyera kthehet në demonë. Moderniteti të zë poshtë’ tha ajo.