Cili është problemi më i madh i politikës në Shqipëri?

18 Janar, 11:11

Alfred Peza rikthehet me librin e tij të tretë ‘ Enveriada’. Në një intervistë në emisonin ‘’ Rreze Dielli’’ në Report Tv, ai tregoi më tepër për romanin e tij të fundit të cilësuar si një triller politik. Ngjarjet e romanit janë vendosur në periudhën komuniste në Shqipëri, edhe pse  personazhet janë të trilluara, ai është frymëzuar shumë nga historitë e vërteta të kohës në të cilën janë vendosur personazhet dhe historitë.

Ndërsa  u shpreh edhe për politikën në Shqipëri dhe  problematikat e saj më të mëdha:

“ Ne jemi akoma shteti i fundit  i Evropës lindore në këtë anë të perdes së atëhershme  të hekurt që nuk i kemi ndryshuar elitat e ’90. Imagjino që ne themi që Enveri qëndroi 40 vjet në pushtet me 1 parti politike, në diktaturë me gjithë ato instrumenta për të kontrolluar gjithçka dhe ne e kemi të pamundur të mos qarkullojmë elitat në pluralizëm ku po e kapin dhe po e kalojnë dhe Enver Hoxhën” përfundoi ai.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha