'Copat e helikopterit fluturuan kudo', dëshmitari publikon fotot pas aksidentit

28 Janar 2020, 15:02

Disa foto dramatike të cilat tregojnë se si shpërtheu në flakë helikopteri i Kobe Bryant janë zbuluar së fundmi. Fotografitë që janë shkrepur vetëm pak sekonda pasi helikopteri u përplas me tokën në Kaliforni tregojnë edhe pse ishte e pamundur që aty të kishte të mbijetuar.

Daily Mail shkruan se piloti i kishte thënë kontrrollit të trafikut ajror se po mundohej të ngjitej për të shmagur një shtresë me re. Ndërkohë dëshmitari që ka bërë edhe fotot tregon se ‘copat e helikopterit flutuan kudo pas përplasjes’.  Më tej ai shton se ‘avioni fillimisht doli nga retë dhe më pas shpërtheu duke krijuar në shtëllungë të madhe zjarri’.

Piloti me emrin Ara Zobayan kishte kërkuar për të marrë një lejë të veçantë për fluturimin, pasi retë atë të dielë ishin shumë ulët. Nga hetuesit është thënë gjithashtu se helikopteri nuk kishte kuti të zezë në bord, por një Ipad i cili tregonte itenerarin e udhëtimit. Piloti ka kërkuar edhe ndihmë para se helikopteri të përplasej, por për shkak se po fluturonte shumë ulët diçka e tillë ishte e pamundur.