Çorbë me oriz nga zonja Albana

10 Qershor, 11:46 | Përditesimi: 10 Qershor, 11:46

Çorbë me oriz

Përbërësit:

  • 1 filxhan oriz
  • 1 litër ujë / lëng pule ose perimesh
  • 3 lugë kos
  • 1 e verdhë veze
  • 1 lugë gjelle miell
  • Lëngu i ½ limoni
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
  • Kripë, piper i zi
  • Pak hudhër pluhur

Përgatitja:

Lajeni orizin dhe ziejeni në ujë ose lëng mishi derisa të zbutet mirë. Në një enë përzieni kosin, të verdhën e vezës, miellin, lëngun e limonit, kripën dhe erëzat. Merrni 1–2 garuzhde nga lëngu i nxehtë i orizit dhe shtojeni ngadalë te përzierja me kos duke e trazuar vazhdimisht. Hidhni përzierjen në tenxhere dhe trazojeni pa ndërprerje. Ziejeni në zjarr të ulët për 3–4 minuta derisa çorba të trashet lehtë. Në fund shtoni gjalpin e shkrirë dhe shërbejeni të ngrohtë.

MC/Shqiptarja.com