Covax bashkon 156 shtete në mbarë botën për vaksinën antiCovid

22 Shtator 2020, 13:14

156 vende të botës i janë bashkuar skemës globale COVAX,  e cila synon shpërndarjen e ndershme të vaksinës kundër Covid-19. Bëhet fjalë për një aleancë që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e dha njoftimin e unifikimit të hënën.

Lista përfshin 64 vende të pasura, të cilat vetë vetëfinancohen dhe  ka llogari bankare për thuajse dy të tretat e popullsisë globale.