COVID-19 / Një rrëfim për Report TV nga India! Vullnetarja: Fjalët nuk e përshkruajnë dot tragjedinë

4 Maj 2021, 17:29 | Përditesimi i fundit: 2021-05-04 17:30:54

Tanya ka dalë vullnetare për të ndihmuar të sëmurët me Covid -19 në spitalet e Indisë, aty ku situata është dramatike.  Bashkë me të, janë shokët dhe miqtë e saj. Kanë lënë shtëpitë, familje dhe po u përkushtohen të sëmurëve

 “ Situata aktuale në Indi është e papërshkrueshme. Spitalet në të gjithë vendin po punojnë më shumë se kapacitetet e tyre, janë të tej mbushur. Jo vetëm për pacientët të cilët pranohen në spitale, por edhe me mijëra të cilët presin në ambiente jashtë spitalit. Spitalet janë në gjendje të mjerueshme njëjtë si pacientët pasi pothuajse të gjitha burimet mjekësore po mbarojnë, si oksigjeni, plazma apo mjete të tjera të nevojshme për të shpëtuar jetët e pacientëve. Mbi të gjitha presioni mbi ekipin mjekësor është shumë i madh dhe ata po punojnë pa pushim” rrëfen për Report TV indiania vullnetare Tanya Dhawan Timpany