COVID-19/ Pëllumb Pipero: Situata te Infektivi më e qeta që pas fillimit të pandemisë!

19 Prill 2021, 20:55

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, e përshkruan situatën në Spitalin Infektiv, ose siç njihet ndryshe COVID 1, si më të qetën që pas fillimit të pandemisë në vendin tonë. Por thotë se rastet e reja që kërkojnë ndihmën e bluzave të bardha, pavarësisht se janë në numër të vogël, ende vijnë në gjendje të rëndë në spital.

“Situata në spitalin infektiv apo në COVID1 është e qetë. Ne kemi rreth 60 të shtruar aktualisht. Mbrëmë numri i rasteve të reja, apo të shtruara  ka qenë 1 ose 2. Në përgjithësi situate paraqitet e qetë. Numri i të shtruarve që kanë nevojë për kujdes shëndetësor janë nga format e mesme në të rënda, por të intubuar në dijeninë time janë 2 pacient. Do ta konsideroja që pas fillimit të pandemisë, situatën më të qetë të mundshme për momentin. Përgjithësisht rastet që vijnë në spital, vijnë pas një tentative kurimi të gjatë në shtëpi. Vijnë në forma të rënda ose të lodhura do të thosha. Ajo këshilla jonë që rastet e sëmura të vijnë sa më shpejt në spital ende nuk rënë në veshin e duhur“Gjithsesi kufizimi i rasteve të reja, kufizimi i shtrimeve dhe rënia e numrit të rasteve të reja është një tregues i qartë dhe i rëndësishëm që pandemia është nën kontroll dhe në do të thosha se jemi në rrugë të mbarë.  Situata në spitalin COVID3 është pa asnjë të sëmurë të shtruar. Personeli besoj do të bëje disa ditë pushim. Janë relativisht të lodhur. Shpresojmë që të mos rihapet më. Simptomat janë të njëjta, nuk kanë ndryshuar, por graviteti i sëmundjes ndryshon në varësi të kohës së paraqitjes në spital”, tha mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero.