COVID-19/ Plani për përballimin e situatës vjeshtë-dimër

4 Gusht 2020, 15:26

Ka nisur përgatitja për të përballuar situatën e vjeshtë-dimër, që nga krijimi i skuadrave të lëvizshme në Qendrën e Urgjencës Kombëtare dhe deri tek trajtimi mjekësor i pacientëve me Covid19. Kështu u shpreh ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa ju drejtua qytetarëve me një apel për  t’u përshtatur me normalitetin e ri duke respektuar rregullat.

“Deri kur kjo pandemi të jetë mposhtur, kërkohet të heqim dorë nga grumbullimet dhe nga festat që shumë herë, dhe e kemi këtë të evidentuar, janë kthyer në vatra kryesore të përhapjes së infeksionit. Normaliteti i ri kërkon ta shohim distancimin fizik jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’u treguar edhe më fort dashurinë, duke i mbrojtur. Normaliteti i ri kërkon të përdorim maskën kudo, në çdo ambient të mbyllur, tashmë vendosur me ligj dhe kudo ku distancimi është i pamundur. Kërkon të zbatojmë rregullat e higjienës kudo, në çdo çast, kudo ku ne të mundemi. Normaliteti i ri kërkon nga ne fare pak, shumë shumë pak! Të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat e thjeshta por jetëshpëtuese mund t’ia dalim! Asnjëherë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur! Filloje dhe ti nga vetja! Filloje sot”, apeloi ministrja