Cr7 shpëton Juventusin, Milan e Napoli trembin rivalët

28 Shtator 2020, 11:58

Mes spektaklit dhe emocioneve Roma-Juventus mbyllet në barazim 2-2 në “Olimpico”. Marash Kumbulla debuton me një superparaqitje me fanellën e verdhekuqve të cilët e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Veretout kaloi vendasit në avantazh por më pas Ronaldo barazoi me penallti për Juventusin duke vendosur barazpeshën. Gjithsesi shumë shpejt Veretout e mposhti sërish Sheznin dhe Roma e mbylli fraksionin e parë në avantazh . Bardhezinjtë mbetën me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Rabiot me të kuq por ekipin e shpëtoi Cristiano Ronaldo me një gol shumë të bukur me kokë dhe gjithçka mbyllet në barazim me Juven që shkon 4 pikë.

Milani nuk ndalet. Kuqezinjtë edhe pa Ibrahimovic mposhtën 2-0 Crotonen në transfertë dhe pas dy ndeshjesh janë me 6 pikë të plota. Kessie ktheu në gol një penallti në fundin e pjesës së parë ndërsa goli i dytë u shënua nga Brahim Diaz.

Serinë A e kryeson Napoli që luajti tenis me Genoan në “San Paolo” duke e mposhtur 6-0. Dy herë shënoi Lozano dhe nga një gol e shtuan Zielinski, Mertens , Elmas dhe Polinato për skuadrën e Gatusso-s që po frikëson rivalët.

 Barcelonës së Koeman i ka mjaftuar vetëm një pjesë loje për të futur në kasafortë fitoren e parë në La Liga. Tekniku holandez ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në “Camp Nou” pasi Barcelona mposhti 4-0 Villarreal. Dygolësh shënoi talenti Ansu Fati, një gol e shtoi Messi dhe një tjetër ishte autogol./Përgatiti Andi Kapxhiu