Çuçi: Pas Tiranës edhe Durrësi do miratojë bonusin e qirasë! Deri tani 18 investitorë të angazhuar për të bërë riparimet

7 Dhjetor 2019, 08:08

Ministri Fuqiplotë, Bledi Çuçi tha se ka kaluar në 13000 numri i njerëzve të strehuar në hotele, ndërsa njoftoi se pas Tiranës edhe Durrësi do të miratojë bonusin e qirasë akomodimin e njerëzve në ambiente me qira. Ai tha se ka pasur një angazhim të investitorëve për të nisur riparimet në pallatet me dëme nga tërmeti.

"Ka kaluar numrin 13 000 të njerëzve që janë strehuar në hotele, çadra, qendra sociale dhe kemi disa të mbetur nëpër palestra. Ka një rritje të kërkesës në Durrës për shkak të rikthimit të normalitetit. Bashkia e Durrësit besoj sot dhe nesër do marrë vendimin për bonusin e qirasë për të akomoduar njerëzit në ambiente me qira. Puna me evidentimin besoj se ka marrë rrugën e duhur për sa i përket infrastrukturës për të përgatitur raportin përfundimtar. Kam pasur një takim me përfaqësues të tre organizatave dhe brenda janarit do kemi raportin përfundimtar sipas këtij standardi. Ka pasur një angazhim serioz të gjithë firmave që kanë kontribuar në këtë proces. Nuk do kemi asnjë nga objekte të prishur me inerte por çdo gjë do jetë pastruar. Kemi një angazhim të investitorëve. Ka shkuar në 18 numri në Durrës për të bërë riparimet në pallatet me dëme. Po ecet në këto drejtime dhe besoj se me sistemimin e njerëzve në banesa me qira do shkojmë drejt një normaliteti më të pranueshëm", tha Çuç