'Çunat e Londrës janë gati', nesër fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit! Balluku: Zhvillim ekonomik për gjithë zonën

17 Prill 2021, 09:37 | Përditesimi i fundit: 2021-04-17 11:15:25

Teksa hidhet dora e fundit, me vijizimin e pistës, Aeroporti i Kukësit 'Zayed, Flatrat e Veriut' pret nesër udhëtarët e parë. Nga Londra ulet në Kukës avioni i parë, i mbushur kryesisht me emigrantë shqiptarë nga kjo zonë në Britaninë e Madhe.