“Çunat e mamave gara me makina,zhurma si avion” shqetësimi i zotërisë: Djali u zgjua natën

29 Korrik 2021, 09:48

Një shqetësim ka pasur një zotëri nga Tirana që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se të rinjtë bëjnë gara me makina edhe në dy të natës dhe krijojnë zhurma të mëdha duke zgjuar edhe fëmijët nga gjumi. Ai ka bërë thirrje që policët të veprojnë.