Daja i autorit që vrau gruan me thikë në zemër: Ishte xheloz, na turpëroi zonën

19 Korrik, 17:38

Pas ngjarjes së rëndë e cila tronditi Durrësin flet daja i autorit që vra gruan me thikë në zemër. Ai zbulon se çifti kishte konflikte për xhelozi. Daja i autorit thotë se ata nuk  vuanin nga probleme ekonomike.

"E kam nip, djalë motre, na turpëroi zonën. Që kur ka hyrë në punë, bëheshe xheloz, por nëse bëhesh xheloz ndaje. Kishin një djalë. Ishte shumë çupë e mirë. Ai ishte në punë, punonte shofer i një drejtori të OSHEE nuk e di në Durrës në Tiranë. Nuk kishte probleme ekonomike. Një djalë kanë nja 8 vjeç. Korça nuk e ka në traditë të bëjë krime të tilla", thotë daja i autorit.

Kategori të tjera