Si nëpër filma, dalin pamjet e ndjekjes së gomoneve së 3 shqiptarëve në ujërat greke: Skafisti me kokore manovron në det si pilot

26 Shtator 2019, 09:27 | Përditesimi i fundit: 2019-09-26 17:50:49

Dalin pamjet e ndjekjes së dy gomoneve në ujërat greke nga operacioni i një dite më parë. Nga pamjet e publikuara ditën e sotme në mediat greke duket skafisti i cili manovron në det si profesionist.

Në studion e Report Tv gazetari Artan Hoxha tha dje se ata u ndaluan në rrugën e kthimit pasi kishin shkarkuar lëndën narkotike. Duke e quajtur këtë një skemë të ngjashme me atë që përdorte grupi i Met Kananit, Artan Hoxha u shpreh se personat që merren me transportin e lëndës narkotike në det nuk janë kultivues të lëndëve narkotike por profesionistë për të manovruar në det duke qenë se rrugët që ato bëjnë, janë të tejzgjatura dhe me mjaft peripeci.

Nga operacioni i i djeshëm i policisë greke fillimisht u raportuan se ishin dy shqiptarët që ishin prangosur dhe personi i tretë ishte italian, mediat greke sqarojnë se të tre trafikantët e arrestuar janë nga Shqipëria, ndërsa identiteti i tyre ende nuk dihet.

Rezistenca e shqiptarëve mori fund pasi u ndoqën dhe u rrethuan nga anijet greke dhe të FRONTEX në detin Egje së bashku me një helikopter. Në momentin që u rrethuan skafistët u dorëzuan duke ngritur duart. 

 

    No videos found.