Dalin pamjet e stërvitjes/ Njësia Speciale kundër 'të Fortëve' gati të zbresë në terren, Lleshaj: Askush s'do shpëtojë

11 Shtator 2019, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2019-09-11 16:08:46

TIRANE-Njësia Speciale kundër 'të Fortëve' është gati për të dalë në terren. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj deklaroi se njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë (ndryshe njësia speciale kundër “të Fortëve”), është një njësi e re elitë e Policisë së Shtetit, e cila po përmbush fazën stërvitore intensive, përpara daljes në terren.

"Është shumë e rëndësishme që të përcjellim mesazhin që drejtësia mund të vonojë, por kurrë nuk mund të harrojë dhe ju jeni dëshmia dhe prova e kapaciteti, që ne u japim qytetarëve garancinë që drejtësia nuk do të harrojë askënd që i është shmangur asaj.Njësia do të elitë, do të jetë provë e angazhimit serioz për të kërkuar dhe vendosur para drejtësisë këdo që ka llogari të hapura me të. Do të jetë edhe element i rëndësishëm bashkëpunimi me ndërkombëtarët, pasi do të jetë pjesë e rrjetit europian që i janë shmangur drejtësisë dhe përgjegjësia juaj del përtej kufijve të Shqipërisë, pasi ju do të jeni të angazhuar për të kërkuar jo vetëm persona që i janë shmangur drejtësisë në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera, ashtu si njësitë në vendet e tjera" deklaroi ai.