Dalin pamjet, ja si i riu qëlloi me breshëri turmën në SHBA

6 Gusht, 10:39

SHBA-Connor Betts, 24 vjeç qëlloi mbi dhjetëra persona në Ohajo dhe në fund mbeti i vdekur pasi u qëllua nga forcat e policisë. Sipas shefit të policisë Richard Biehl, ne vendngjarje ai kishte mbërritur me motrën dhe shokun e tij të paidentifikuar.  Gjatë atentatit mbeti e vdekur motra e tij Megan 22 vjeçare dhe u plagos  shoku i tij, i cli raportohet nga mediat e huaja që bashkëpunonte me policinë.

Sipas CNN shoku nuk e kishte ditur për sulmin që 24 vjeçari do të bënte.  Nga sulmi me breshëri armësh mes tij dhe policisë mbetën të vdekur nëntë persona dhe u plagosën 26 të tjerë. Synmi i Bettsin ishte të hynte brenda në barin e quajtur "Ned Peppers" në Oregon të Ohajos. Ai ishte i veshur me jelek antiplumb dhe nuk dihen shkaqet pse qëlloi mbi personat jashtë barit. Në video shfaqen momentet ku njerëzit largohen të alarmuar pasi dëgjojnë të shtënat e armës.

 

Kategori të tjera