Dalin pamjet nga banesa që mori flakë në Tiranë! Gjyshja vajza dhe foshnja 6 muajsh jetonin në bodrum

8 Korrik 2022, 10:57

Këto janë pamjet e shpërthimit mbrëmjen e djeshme në lagjen 'Ali Demi' në Tiranë.

Kjo është dritarja që është shqyer për të depërtuar brenda. Hyrja nga ana tjetër nga dera ka qenë e pamundur pasi ka pasur shumë tym. Në bodrume më këtë dhomë jetonte plaka me vajzën dhe me nipin, ishin me qira prej më shumë se 20 vitesh. Në katin e dytë nuk jetonte askush dhe pronarët e banesës janë jashtë shtetit.